Lëvizja Vetëvendosje voton sot për kryetarin e qendrës në Prishtinë

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 13:59 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur kutitë e votimit për kryetarin e ri të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi ka votuar, deputeti Rexhep Selimi ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë.

Lexoni të plotë postimin e Selimit:

“Prishtinë – Kodra e Diellit,

14 Korrik

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesërishme të brendshme, votova për kryetarin e ri të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Prishtinës.

Lëvizja Vetëvendosje po organizohet edhe më mirë, po rritet edhe më shumë dhe po forcohet përditë!

I uroj Qendrës së LV-së në Prishtinë dhe i përgëzoj aktivistët dhe Komisionin Zgjedhor për organizimin e zgjedhjeve. Ndërsa, kryetarit që do të zgjidhet sot, i uroj suksese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme