Ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të hiqet nga Draft-Rregullorja e Kuvendit

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 14:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit ka vendosur që kapitulli për Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të hiqet nga Draft-Rregullorja e Kuvendit.

Ky vendim u parapri nga një debat mes anëtarëve të komisionit. Anëtari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se rregullorja e Kuvendit duhet të kryhet sa më shpejt për shkak se kanë kaluar gati tetë vite prej se ka filluar dhe vazhdimisht kanë krijuar grupe punuese e kanë shpenzuar për hartimin e kësaj rregullore mirëpo asnjëherë nuk është përfunduar.

Beqa propozoi që Ligji për të Drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të hiqet nga rregullorja dhe që të dyja të dërgohen njëkohësisht në Kuvend.

“Ta heqim ligjin prej rregullores, ta plotësojmë ligjin dhe ta dërgojmë për kryesi të kuvendit këtë javë dhe ne seancë secili deputet mund të hep kontributin e vet. Ne kemi aktgjykimet e gjykatës kushtetues që na kanë kufizua të arritura ka shumë në rregullore po ka shumë mangësi”.

Ai madje propozoi që puna e grupeve punuese të filloj nesër dhe takimet të mbahen në Parkun e Gërmisë.

Ndërsa kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, tha se qëndrimi i partisë që ajo përfaqëson është se ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të jetë tjetër nga rregullorja e Kuvendit.

“Ne konsiderojmë që ligji për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit të jetë tjetër nga rregullorja e kuvendit konsiderojmë që ky ligj nuk është i nevojshëm të inkorporohet në rregulloren e Kuvendit. Konsiderojmë që është se rëndësishme të miratohet rregullorja e Kuvendit.  S’ka nevojë që të shkojmë në Gërmi dhe të maltertohemi kot mendoj që nesër duhet të vazhdojmë por ta bëjmë në Kuvend të Kosovës”.

Mirëpo sipas deputetit nga LDK, Arben Gashi puna e Kuvendit asnjëherë nuk ka pasur probleme për rregullore. Andaj edhe propozoi që kjo çështje të trajtohet më me kujdes.

 

Se duhet të ketë konsensus politik për trajtimin e kësaj çështje e pranoi edhe  deputeti nga Nisma, Bilall Sherifi për shkak se për miratimin e rregullores në Kuvend duhet të ketë së paku 81 vota të deputetëve.

“Në gjithë e dimë që rregullorja kërkon një marrëveshje të së paku 81 deputetëve. Në këtë rregullore nuk jemi duke punuar se ajo tjetra e mirë ajo tjetra ka qenë në funksion ky draft që ka filluar në vitin 2010 çdo legjislaturë ka kontribuar nga pak por nuk kemi arrit me procesu”.

Debat mes anëtarëve të komisionit solli edhe diskutimi për Konferencën e kryetarëve.

Në fund të takimit të komisionit u krijuan edhe tri grupe punuese për plotësim ndryshimin e ligjit për familjen që do të kryesohet nga Korab Sejdiu, ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Sami Kurteshi dhe për Kodin e drejtësisë për të miturit i cili do të kryesohet nga Shkumbin Demalija.

Lexo më shumë:

Të ngjashme