Limaj: Do të investojmë 400 milionë euro në bujqësi

Malishevë | 25 Maj 2017 | 21:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë një tubimi në vendlindjen e tij, në Banjë të Malishevës, ka premtuar 400 milionë euro investime në bujqësi, gjatë mandatit katërvjeçar.

Ai ka thënë Platforma e Nismës për qeverisjen e ardhshme do të jetë zhdukja e pabarazisë. Ka përsëritur se çdo familje do ta këtë së paku një të punësuar.

Limaj shoqërohej nga kandidatët për deputetë, Bilall Sherifi, Haxhi Shala, Enver Hoti dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Para një numri të konsiderueshëm qytetarësh të mbledhur në sallën e sporteve, Limaj ka shpalosi programin e partisë që e drejton në bujqësi, shëndetësi e arsim.

Limaj tha se veprimi i parë që duhet të bë qeveria e ardhshme është që asnjë familje në nuk guxon me mbetet pa së paku një të punësuar. “Këtu fillon largimi i pabarazisë”.

E kreu i Nismës, që sipas marrëveshjes së PAN-it, pritet ta ketë postin e zëvendëskryeministrit, tha se  e vetmja mënyrë për të zhvilluar vendin është bujqësia.

“Kemi një tokë pjellore e mundësi të mëdha në bujqësi. Ama jo, kjo bujqësia që është bërë deri më tani, me dhënë një serë, subvencione, siç ka ndodhur deri më tani…Kështu nuk zhvillohet vendi, kështu është me mbajt shpirtin gjallë”.

“Ne duam ndryshe. Për katër vitet e ardhshme, 400 milionë euro do t’i investojmë në bujqësi. Dhe ata që e kanë njëmend me u marrë me bujqësi, duhet me nda mendjen me u marrë me bujqësi, e jo me marrë lopën e ende pa e dërguar në shtëpi me shitë”, u shpreh Limaj.

Ai ka thënë pikë tjetër në programin e Nismës është sektori i arsimit. “Do të hapin shkolla profesionale, që elektricisti të shkojë në shkollë për elektricistë, secili të shkojë në shkollë për profesion të tij”.

Ndërsa për sektorin e shëndetësisë ka thënë se ka mjete financiare dhe mjekë shumë të mirë, por nuk ka pasur menaxhim. “Kosova ka mjekë sa të duash, ka plot kuadro. Kosova ka edhe buxhet për shëndetësi si Maqedonia. Por, problemi i Kosovës është se nuk ka pasur njerëz që dinë të drejtojnë… Ne do të dërgojmë njerëzit e duhur”, tha ai.

Të ngjashme