Limaj: Në Bruksel si engjëj, në Kosovë si dreçër. Nuk mashtrohet BE-ja kështu

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 21:21 | Nga

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur për tema që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale politike në Kosovës, përfshirë demarkacionin, si dhe debatin rreth përkatësisë kombëtare mes Shqipërisë e Kosovës.

Në Rrokum Rroll të Televizionit Rrokum, Limaj ka thënë se s’mundesh të jesh patriot në Beograd derisa e shkatërron vendin tënd, duke aluduar në Shqipërinë dhe Kosovën.

Sipas Limajt, disa njerëz në Qeverinë e Kosovës kanë xhelozuar dhe frikësuar se kush po e merr primatin në Rajon. Ai e ka fajësuar presidentin Hashim Thaçi se po luan jondershëm me këtë debat. Sipas tij, ai është i motivuar nga xhelozia.

Limaj i ka akuzuar rëndë zyrtarët shetëtërorë duke thënë se ata po aktrojnë si engjuj në Bruksel, derisa në Kosovë po sillen si dreçër.

Sipas tij, kështu nuk mashtrohet Bashkimi Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme