Limaj: Nisma ka 6 për qind të votave në nivel vendi

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 15:09 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një konferencë shtypi, ka thënë se Nisma ka dyfiushim të votës krahasuar me zgjedhjet e kaluara komunale.

Sipas tij, këto zgjedhje kanë vërtetuar trendin e rritjes së Nismës.

“Në nivel vendi, Nisma ka marrë rreth 6 për qind të votave”, tha kreu i Nismës, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha se Nisma ka dalë fitimtare në Malishevë dhe shprehu bindjen se do ta fitojnë këtë komunë në balotazh. Ndërsa, tha se kandidati i mbështetur nga ta në Shtime, po ashtu ka shkruar në balotazh, duke e thyer bastionin e PDK-së qe 18 vjet.

“Nisma për Kosovën i ka pasur disa objektiva dhe disa nga to janë arritur… Nisma është parti nacionale do të jetë në shumicën dërrmuese të kuvendeve komunale”.

“Nisma është në mesin e dy partive politike që ka shënuar rritje në këto zgjedhje lokale. Kjo frymë vetëm po fuqizohet. Ne kemi rritje si parti në nivel lokal për 12 për qind dhe kemi 6 % të votës politike krahasuar me partitë e tjera”.

Të ngjashme