Limaj premton 25 mijë vende pune për dy vjet

Gjilan | 27 Maj 2017 | 16:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Fabrikën e Mobilieve “Bungu” në Gjilan, ku para punëtorëve dhe simpatizantëve të këtij subjekti, shpalosi programin qeverisës social-demokrat.

“Po i shpalosim disa pika të programit qeverisës që janë të domosdoshme me ardhjen në Qeveri të subjektit Nisma. Do të jetë një Qeveri reformatore në administratë, do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës brenda dy viteve dhe përparësi kanë 25 mijë familje me gjendje sociale, ku do të punësohen nga një anëtarë i këtyre familjeve”, theksoi Limaj.

Ai tha se me ardhjen e Qeverisë, Nisma do të ketë lehtësira dhe stimulim të bizneseve kosovare, ngase sipas tij, viteve të fundit ka mbyllje të bizneseve.

Për këtë, ai tha se ka plan konkret për biznese dhe punësim.

Kryetari i Degës së Nismës për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani, i cili është pronar i kësaj fabrike, tha se janë dy pika kryesore në programin e Nismës: 400 milionë euro investime në bujqësi, dhe krijimi i së paku 25 mijë vendeve të reja të punës në dy vjet qeverisje.

Nga komuna e Gjilanit, kandidatë për deputetë nga Nisma janë Bajram Hasani dhe Valdete Bajrami.

Limaj duke kërkuar votën në zgjedhjet e 11 qershorit tha se me nismën në Qeveri do të rritet paga minimale në sektorin privat.

  

Të ngjashme