Limaj takoi ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 13:11 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e qeverisë dhe për detyrën me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit Limaj.

Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy shteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme