Limaj: Votoni ata që do të merren me problemet e juaja

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 12:09 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pasi shfrytëzoji të drejtën e ti për të votuar tha se shpreson që fitues të jenë ata që do të merren me problemet e qytetarëve.

“Shpresoj dhe besoj që qytetarët e Kosovës do të marrin vendimin e duhur të zgjedhin njerëzit të cilët do të jenë zëri i tyre në nivel lokal. Uroj që të kemi drejtues njerëzit të cilët do të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve”.

Limaj ditën e votimit e ka quajtur një mundësi të madhe për qytetarët e vendit, raporton Ekonomia Online.

“Sot një ditë e mirë një mundësi e madhe për të gjithë qytetarët e Republikës për të vendosur kush do t’i drejtoj e përfaqësoj në të gjitha asambletë anekënd republikës”, tha ai.

Ai ka thënë se shpreson dhe beson që kjo ditë të përfundojë mirë, ashtu siç ka nisur.

Të ngjashme