Lirije Kajtazi: Koalicioni PDK-LDK nuk është jetëgjatë (Video)

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 08:06 | Nga

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, koalicionin mes PDK dhe LDK, nuk e sheh jetëgjatë.

“Me vështirësi që po manifestohen e shoh të vështirë që ky koalicion do të shkojë. Mënyra se si kanë ngecë disa gjëra flet për një shkurtim jetë të koalicionit”, tha Kajtazi në “Kontakt”.

Kajtazi shtoi se këto dy parti historikisht nuk kanë pasur miqësi, por sipas saj, janë bashkuar nga logjika shtetëformuese.

“Nuk është i lehtë nuk ka filluar lehtë. Historikisht nuk flet për shumë miqësi mes këtyre subjekteve. Megjithatë ajo që i ka bashkuar është logjika shtetëformuese dhe ruajtja e aleancave ndërkombëtare. Ka qenë si koalicion edhe më herët por nuk ka shkuar deri në fund”, shtoi Kajtazi.

Për më shumë ndiqeni intervistën:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme