Lista Serbe: Fituam mjaftueshëm për ta penguar formimin e ushtrisë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 10:35 | Nga

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka thënë se partia e tij do të ketë numër të mjaftueshëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës “që të pengojë ndryshimin e Kushtetutës, formimin e ushtrisë së Kosovës dhe ndryshimin e kufijve të shtetit tonë të Serbisë”.

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, është shprehur i ngazëllyer me rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se rezultatet tregojnë për fitoren absolute të Listës Serbe përballë subjekteve të tjera politike serbe dhe në këtë mënyrë ka arritur qëllimin kryesor politik që Lista Serbe t’i marrë të gjitha ulëset e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se për Listën Serbe kanë votuar mbi 40 mijë serbë të Kosovës dhe ky rezultat, sipas tij, është rekordi i deritashëm i arritur i një subjekti politik në zgjedhje.

Lideri i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka falënderuar të gjithë serbët e Kosovës, serbët e Anamoravës, të anës së Siarinës, serbët e Kosovës Qendrore, të veriut të Kosovës, serbët e zhvendosur për besimin e dhënë.

Në veçanti Simiq ka falënderuar serbët e Leposaviqit, të cilët, siç ka thënë Simiq, “kanë bërë luftë të drejtë dhe të madhe kundër komunarëve të dëgjueshëm të Prishtinës dhe kundër mbeturinave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme