Lista Serbe imponon kushte në marrëveshjen finale

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 07:57 | Nga

Zyrtarë të Listës Serbe vazhdojnë t’i mbajnë nga dy “kapela”.

Madje ka prej tyre, sikurse Ivan Todosijeviq, i cili duke qenë pjesë e strukturave të cilat Prishtina i konsideron ilegale, është emëruar edhe ministër i Pushtetit Lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë pozitë ishte pranuar edhe nga ish-kryeministri Isa Mustafa, gjatë qeverisjes së kaluar.

Zyrtarisht Todosijeviq vazhdon të ushtrojë funksionin e kryetarit të komunës paralele të Zveçanit, i emëruar me vendim politik nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Emërimi është bërë në vitin 2015, dy vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së ashtuquajtur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ku, mes të tjerash, ishte arritur pajtimi që strukturat paralele të Serbisë të zëvendësoheshin me organet e dala pas zgjedhjeve që do t’i organizonte Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme