Lista Serbe kërkon kryeparlamentarin për ta votuar Qeverinë

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 20:50 | Nga

Subjekti politik Lista Serbe është duke planifikuar që të kërkojë postin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të japë votat e saj për të formuar Qeverinë e re.

Kryetari i këtij subjekti, Slavko Simic, ua ka bërë të qartë të gjitha koalicioneve të partive shqiptare në vend, që nëse duan të kenë votat e Listës Serbe kur të votohet Qeveria e re e Kosovës, serbët do ta marrin postin e Kryeparlamentarit.

Si argument për këtë, përfaqësuesit e Listës Serbe e kanë marrë zgjedhjen e një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë. Ata mendojnë se nëse shqiptarët kanë të drejtë ta kenë postin e Kryeparlamentarit në Maqedoni, të njëjtën të drejtë mund ta kenë edhe serbët e Kosovës, thonë burimet e Gazetës Metro.

Përndryshe, nga gjashtë subjektet politike serbe, sa kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe, besohet se ka fituar 9 vende, kurse Partia e Pavarur Liberale një ulëse në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme