Lista Serbe kthehet në Kuvend

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 08:09 | Nga

Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur që të kthehen në Parlament.

Këtë e tha për Tanjug, shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, duke shtuar se këtë e bëjnë “që t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Për kthimin në kuvend Simiq ka thënë se kanë vendosur, “duke marrë parasysh interesat e popullit serb në Kosovë, si dhe situatën komplekse të politikës dhe sigurisë në Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme