Lista Serbe merr përkrahjen e Rusisë

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 14:07 | Nga

Partia “Rusia e Bashkuar” e presidentit rus, Vladimir Putin, ka përkrahur Listën Serbe dhe përpjekjet e saj për të vepruar në institucionet e Prishtinës për zgjedhjet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, thonë në këtë parti.

Në takimin e Kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq me delegacionin e Rusisë së Bashkuar në Moskë, të udhëhequr nga zëvendëssekretari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, Sergei Zeleznak, pala ruse vuri në dukje se uniteti i arritur politik i popullit serb në Kosovë duhet të dëshmohet në zgjedhjet e ardhshme lokale, raportojnë mediet serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme