Lista Serbe nesër vendos nëse do ta themelojë njëanshëm Asociacionin

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 10:25 | Nga

Përfaqësuesit e Listës Serbe nesër do të vendosin nëse do ta fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe njëanshëm.

Lista Serbe kishte dhënë 20 prillin si datën kur do të vendosnin vet për formimin e Asociacionit, nëse deri në këtë kohë nuk ndërmerret diçka nga organet e Kosovës.

Ky vendim ishte marrë muajin e kaluar kur asamblistët dhe kryetarët e 10 komunave serbe në Kosovë ishin mbledhur dhe e kishin vendosur 20 prillin si afat për institucionet kosovare.

Përfaqësuesit e Listës Serbe do të takohen edhe sot në orën 13 në Zveçan për të njëjtën çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme