Lista Serbe: Nuk kemi vendosur për votimin e Veselit dhe Haradinajt

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 11:59 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lista Serbe ende nuk ka vendosur nëse do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as Ramush Haradinajn për kryeministër.

Deputeti Sasha Milosavljeviq nga kjo parti pas regjistrimit në Kuvendin e Kosovës, tha se gjatë ditëve në vijim do të vendosin për atë se si do të veprojnë në seancën e 3 gushtit, raporton Ekonomia Online.

“Si Listë Serbe ende nuk kemi marrë vendimin se a do të votojmë kryeparlamentarin dhe kryeministrin. Gjatë ditëve në vijim deri me 3 do të kemi konsultime dhe do të shikojmë çfarë vendimi do të marrim. Po ashtu do marrim pjesë me 3 gusht”, ka thënë ai.

Të ngjashme