Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në seancën për Demarkacionin

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 10:14 | Nga

Lista Serbe ka marrë vendim të prerë për seancën ku pritet të votohet Marrëveshja për Ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë për “Indeksonline” se deputetët e partisë së tij nuk do të jenë në Parlament. “Nuk do te jemi ne Kuvend sot”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, as në seancën e djeshme deputetët e Listës Serbe nuk ishin të pranishëm në sallë. Ndërkohë, bojkotit i është bashkuar edhe deputeti i këtij grupi, gorani, Adem Hoxha.

Ky i fundit iu kishte premtuar qeveritarëve kosovar se vota e tij do të jetë pro kësaj çështje.

Vlen të theksohet se koalicioni qeverisës deri më tani ka të siguruar 79 vota. Ishte deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i cili ‘prishi’ formulat që kjo marrëveshje të kalojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme