Lladrovci fton qytetarët për votim, “komisionerët ta ruajnë procesin zgjedhor”

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 11:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka votuar shkollën fillore “Xhevë Lladrovci” fshatin e tij të lindjes në Gllanasellë, nga aty ku u bëri thirrje qytetarëve të Drenasit që të dalin për të votuar, kurse vëzhguesve dhe komisionerëve që ta ruajnë procesin zgjedhor në çdo vendvotim.

“Unë sapo votova dhe me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e Drenasit që të dalin në zgjedhje. Ftoj po ashtu gjitha motrat, gratë dhe nënat tona që të dalin në zgjedhje. Gjithashtu, i përgëzoj gjithë komisionarët dhe vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë për punën e tyre dhe i ftoj që ta ruajnë procesin demokratik zgjedhor në çdo vendvotim”, ka thënë Lladrovci.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Drenasi sot sërish do t’i japë shembull gjithë Kosovës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

ramiz-lladrovci1 ramiz-lladrovci2lladrovci11 lladrovci22

 

Të ngjashme