Lladrovci: Jemi afër 50-përqindëshit, kjo është fitore e madhe

Drenas | 04 Dhj 2016 | 21:40 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike ka shënuar fitore të madhe.

Ai ka theksuar se janë afër 50 për qindëshit dhe është bindur se nuk do të ketë balotazh.

“I përshëndes të gjithë qytetarët që kanë tregu qytetari të lartë në këtë të ftohtë. Djem e vajza që këto ditë kanë qenë me ne. Unë jam bindshëm fitues dhe zgjedhjet i fiton PDK-ja”.

Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) tha se sipas rezultateve preliminare, PDK-ja ka fituar 46.5%, por që nuk janë të mjaftueshme që kandidati Ramiz Lladrovci të fitojë në raundin e parë.

Por, Lladrovci se do të kalojë 50-përqindëshin. “Akoma nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare. Jam mbi 48 për qind dhe po prijmë bindshëm. Kjo nuk është humbje për PDK-në por është fitore e madhe”, ka thënë Lladrovci, raporton Ekonomia Online.

Kur një gazetar ka përmendur balotazhin, Lladrovci ka pyetur: “Cilin balotazh?”. “Akoma nuk ka rezultate preliminare të zgjedhjeve”, tha ai.

I pyetur se a është humbje për PDK-në të bjerë nga 65 për qind në zgjedhjet e fundit në 45%, Ramiz Lladrovci, tha “Jo, jo nuk është humbje”.

lladro lladr

Të ngjashme