Lladrovci: Mirëqenia shëndetësore-prioritet imi

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 15:50 | Nga

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovë, për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci zhvilloi takim konsultativ me punëtorët e Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe me këtë rast foli për rëndësinë që do t’ia kushtojë përkujdesjes shëndetësore, gjithëpërfshirës së qytetarëve në përkujdesjen shëndetësore si dhe prioritetizimi i shëndetësisë.

“Mbulimi i plotë i komunës me përkujdesjen primare shëndetësore, furnizimi me barnat esenciale për mjekësinë primare, kontrollet periodike në vendbanimet e largëta, vizita të mjekëve në shkolla, vaksinimi i rregulltë, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijes, edukimin shëndetësor, do të jenë faktor për pengimin e sëmundjeve. Këto çështje do të marrin vëmendjen time të plotë dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, si prioritet i mandatit tim”, theksoi Ramiz Lladrovci, kandidat i PDK-së për kryetar të Drenasit.

Në takim, punëtorët shëndetësor, diskutuan për gjendjen në shëndetësi, shtrirjen e përkujdesjes në zonat rurale, furnizimi me barna të përkujdesjes primare dhe çështjet tjera të lidhura me angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të mirëqenies shëndetësore në komunën e Drenasit.

Të ngjashme