Lladrovci: Për 3 vjet përmbyllen çështjet infrastrukturore

Drenas | 06 Tet 2017 | 23:35 | Nga

ladrovci në dy Zabelet: Ne e bëjmë ndryshimin ne Drenas

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten mbrëma ka mbajtur takime në fshatin Zabel i Poshtëm dhe Zabel i Epërm, ku para qindra simpatizantëve ka paraqitur projektet e përfunduara dhe ato që do të përfundohen gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

“Tek ju shoh forcën e ndryshimeve të mëdha, sikurse që kemi bashkëpunuar ne realizimin e listës së projekteve për vitin e ardhshëm, ashtu edhe ne realizimin e projekteve ku ju ishit zëri i arsyes, ashtu do të vazhdojmë rrugëtimin tonë ne realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta”, ka thënë Lladrovci para banorëve të këtyre fshatrave.

Nga banorët e këtyre dy lokaliteteve, Lladrovci ka marr kërkesat e banorëve që janë në interesa primare gjatë katër viteve. “Jam i lumtur që para jush shoh ndryshimin, shoh vullnetin tuaj, sepse vetëm ne bëjmë ndryshimin në Drenas. Bujqësia është dhe mbetet resurs i madh zhvillimor në këto anë, ndërsa Parku i ri i biznesit është mundësi e re e jashtëzakonshme për të rinjtë tanë”.

“Për tre vitet e ardhshme, çështja infrastrukturore do t’i përmbyll. Planifikimi ynë për vitin e ardhshëm është i drejtuar te projektet emergjente, i përpiluar në dëgjimet buxhetore me komunitet”, ka thënë kryetari Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme