Lladrovci të aderuarve nga VV: Ju nuk jeni ata që gjuani Parlamentin me raketahedhës

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 14:17 | Nga

Ramiz Lladrovci, ish-ambasador në Shqipëri e tash kandidat për kryetar të Drenasit, gjatë një aktiviteti në aderimin, sipas tij, të aktivistëve të Vetëvendosjes në PDK, përfshirë kandidatin për kryetar në zgjedhjet e fundit në radhët e LVV-së.

Vetëvendosje në këtë komunë ka deklaruar se nuk do të garojë dhe nuk do të përkrahë asnjë kandidatë. Në disa fotografi të udhëheqësve të LVV-së në Drenas, të publikuara në Facebook, shihet se ata sot kanë qenë në Mitrovicë në marshin protestues për rastin Dehari.

Lladrovci pasi i falënderoi për aderimin, u foli të aderuarve për Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e tyre, transmeton Koha.net.

“Ju edhe pse keni qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, për një kohë të gjatë të gjithë djemtë e vajzat e tyre i kemi quajt ‘patriotë’, sepse në fillim kanë pasur një vizion e një kuptim, por gjatë kohës në vazhdim ju keni qenë ata të parët qe e keni kuptuar se vizioni e qëllimi kanë ndryshuar”, ka folur Lladrovci, që në krah kishte deputetët Shaip Muja e Ganimete Musliu.

Pretendenti për të marrë drejtimin e Drenasit, që më parë ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, duke u folur të aderuarve, ka përmendur rastet, që sipas tij, përkojnë me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ju nuk jeni ata që dilni në rrugë e spërkatni vëllezërit edhe motrat e juaja me ngjyrë të kuqe, nuk jeni ata që gjuani gaz lotsjellës në Parlamentin tonë që me gjak e me djersë e kemi bërë dhe nuk jeni ata që në fund të fundit e gjuani Parlamentin tonë me raketahedhës”, ka shtuar Lladrovci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme