Lluka lavdëron organizimin, e sollëm Lidhjen e Prizrenit në nivelin e duhur

Prizren | 10 Qer 2018 | 16:08 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit qeveritar për shënimin e 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Jahja Lluka, ka vlerësuar se organizimi për të shënuar këtë ngjarje të madhe shqiptare ka qenë në nivelin e duhur.

Në një konferencë për medie, Lluka e pranoi se sot kishte “disa probleme të vogla”, të cilat erdhën si pasoja e futjes së seancës solemne në agjendë në momentin e fundit.

“Besoj ne kemi bërë një punë të mirë. Së pari kemi punuar shumë në përgatitjen e kësaj akademie dhe në sjelljen e Lidhjes Shqiptare ta Prizrenit në nivelin e duhur, meqë Lidhja Shqiptare e Prizrenit para një muaji nuk ka qenë nivel çfarë e meriton edhe Lidhja edhe shqiptarët, Lidhja nuk ka qenë në nivelin e duhur. Janë bërë shumë intervenime, besoj e keni parë. Jemi të kënaqur me prezencën e njerëzve, edhe organizimin, normalisht se kemi edhe lëshime”, deklaroi Lluka.

I pyetur për mosprezencën e presidentit Hashim Thaçi në ceremoninë e sotme të organizuar në Prizren, Lluka tha se presidentit i është dashur të udhëtojë për në Kanada, andaj e ka pasur të pamundur të jetë i pranishëm në Prizren.

Ndërsa për mungesën e flamurit të Kosovës në Prizren, Lluka tha se ku manifestim ishte mbarëshqiptar.

“Nuk janë të Shqipërisë, janë të kombit shqiptar; është 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit… Është vendim i Kuvendit Komunal të Prizrenit”, u shpreh Lluka, i cili është dhe kryetari i Komisionit qeveritar për shënimin e Vitit të Skenderbeut.

Për shënimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 mijë euro. Më herët, mediet janë munduar të marrin më shumë informata se si do të shpenzohen këto para, por nuk kanë marrë përgjigje.

Luka ka njoftuar se për shkak të shpalljes ditë zie nga presidenti për shkak të vdekjes sa kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, janë shtyrë ose anuluar disa aktivitete, siç janë finalja e turnirit në mundje dhe koncerti i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/incident-ne-organizimin-e-140-vjetorit-te-lidhjes-se-prizrenit/

Të ngjashme