Luftimi i korrupsionit mbetet kusht i paplotësuar për vizat

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 08:02 | Nga

Diplomatët evropianë licitimet me data se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët e Kosovës pa viza në vendet e BE-së, e cilësojnë si fushatë parazgjedhore dhe nuk duan të bëhen pjesë e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Prandaj edhe refuzojnë që të kyçen në debate rreth premtimeve qoftë të kandidatit për kryeministër Ramush Haradinaj, Enver Hoxhajt apo ndonjë politikani tjetër. Thonë se kosovarët, përfshirë edhe udhëheqësit e tyre politikë, është dashur të kishin nxjerrë mësime nga e kaluara kur janë përmendur data që nuk janë realizuar e pastaj një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim dhe zhgënjim.

Të ngjashme