Lunacek: Beogradi ta tërheqë fletarrestin ndaj Haradinajt

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 13:56 | Nga

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga Serbia që të tërheq fletarrestin ndërkombëtar të vitit 2004 të lëshuar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Një ditë pasi u miratua Rezoluta në Kuvendin e Kosovës ku kërkohet lirimi i Haradinajt dhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-Së, ka reaguar Lunacek.

Ajo në Twitter shkruan se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë procesin e dialogut, ndërsa Serbia duhet ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë  urdhrin e saj të vjetruar (2004!) ndërkombëtar për arrestim kundër Ramush Haradinajt!”, shkruan Lunacek në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme