Lutfi Haziri favorizon koalicionin me Vetëvendosjen

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 18:29 | Nga

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dëshiron koalicionin me VV-në, për dallim nga lidershipi i LDK-së i cili ka kërkuar nga VV-ja që të distancohet nga aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe sulmet ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Haziri, parashikon krizë të thellë politike. Ai në emisionin politik “Debat” të Radio Televizionit të Kosovës që transmetohet sonte nga ora 20:00, theksoi se LDK në asnjë mënyrë nuk ia bën numrat PAN-it për kryetar të Kuvendit.

“Ata po bëjnë hajgare duke ikur nga seancat e Kuvendit, duhet ta marrin përgjegjësinë për të mos bllokuar formimin e institucioneve”, nënvizoi ai.

Nënkryetari i LDK-së Haziri tha se LDK është e përgatitur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve te reja të jashtëzakonshme dhe se këtë e sheh edhe si opsion të mundshëm nga fakti se PAN-i, nuk mund t’i formojë institucionet.

Haziri tha se personalisht e favorizon koalicionin me VV edhe pse për një gjë të tillë dy ditë më parë kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti tha se VV duhet të distancohet nga dhuna në Kuvend dhe aktet e tjera ndaj kryetarit të LDK dhe familjes së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme