Lutfi Haziri në mesin e zyrtarëve më të pasur

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 13:09 | Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri hyn në mesin e zyrtarëve më të pasur në Kosovë. indeMirëpo, meritat për pasurinë e tij shihet t’i ketë prindi, pasi pasuria në vlerën e mbi 1 milion eurove, është deklaruar si e trashëguar prej të atit, shkruan Indeksonline.

Haziri, në këtë mes të trashëgimisë ka deklaruar 9 prona. Kështu bëhet e ditur në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2016.

Ai ka deklaruar edhe pasurinë në emër të bashkëshortes, një tokë në vlerën e 15 mijë eurove, si dhe një banesë në shumën e 100 mijë eurove.

Vetura poashtu është deklaruar në emrin e bashkëshortes, e që kap vlerën e tre mijë eurove. Për punën e tij në Komunë, Haziri ka deklaruar se paguhet në vlerën e 15 mijë e 512 eurove.

Kujtojmë se nënkryetari i LDK-së, nuk figuron as në listat e kandidatëve për deputetë nga partia prej nga vjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme