LVV-ja e do Kurtin në krye të dialogut me Serbinë

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 08:08 | Nga

Opozita në Kosovë u përgjigjet negativisht thirrjeve të presidentit Hashim Thaçi dhe Qeverisë për të qenë pjesë aktive e dialogut me Serbinë. Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, thonë se nuk do të pranonin të jenë pjesë e delegacionit të Qeverisë së Kosovës në procesin negociues që po zhvillohet në Bruksel, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, raporton Evropa e Lirë.

Por, kur është në pyetje çështja se a do të pranonin të udhëhiqnin delegacionin e Kosovës në bisedime, këto dy parti opozitare dallojnë në qëndrime.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do ta refuzonte edhe nëse do t’i besohej roli prijës në këtë proces, kurse Lëvizja Vetëvendosje, me kushte të caktuara do të pranonte që lideri i saj, Albin Kurti, të vihej në ballë të negociatave me Serbinë.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shefi i Grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Avdullah Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë, se LDK-ja nuk bëhet pjesë e dialogut, ngase është parti opozitare dhe se si e tillë do të kërkojë llogari nga Qeveria për gjithë procesin.

Ai tha se LDK-ja në vazhdimësi është duke kërkuar nga Qeveria që procesi të zhvillohet në bazë të një platforme të qartë dhe të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. “Nuk ka kuptim që opozita të udhëheqë me dialogun. Nuk ka kuptim sepse Kosova i ka institucionet. Nuk është viti 2005, 2006 i negociatave të Vjenës kur është dashur të krijohen mekanizma gjithëpërfshirës të spektrit politik në vend”, tha Hoti.

“Sot Kosova i ka institucionet e veta, e ka presidentin, Qeverinë, Parlamentin, i ka trupat mbikëqyrës dhe institucionet funksionale. Opozita e ka rolin e vet, pra ne do të mbikëqyrim ketë proces dhe do të kërkojmë raportim të rregullt në Kuvendin e Kosovës”, tha Hoti…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme