Maloku: Lufta kundër korrupsionit fjalë kyçe e çdo muhabeti

Prishtinë | 12 Kor 2016 | 10:50 | Nga

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland gjatë vizitës në Kosovë ka thënë se luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar janë thelbësore për përparimin e Kosovës. Një deklaratë të tillë Nuland e ka thënë edhe kur ishte në Kosovë para dy vjetësh.

Politologu Albinot Maloku, pohon se ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland përsëriti kërkesën instancave ndërkombëtare e vendore që ia duan të mirën qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, e kjo kërkesë është edhe kushti kryesor edhe në procesin e liberalizimit të vizave, pra lufta e pa kompromis kundër korrupsionit.

“Nga ana e Prishtinës zyrtare janë formuar lloj-lloj mekanizmash që kanë prefiksin anti-korrupsion, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe me efekte pozitive në këtë drejtim. Sikur të kishte luftë të prekshme kundër korrupsionit, nepotizmit e klientelizmit familjar e politik, gjithsesi nuk do të ishte fjalë kyçe e çdo muhabeti mes vendorëve e ndërkombëtare, korrupsioni”, tha Maloku për InfoPress.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme