Maqedonia mund të goditet nga valë e re e emigrantëve

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 15:08 | Nga

Republika e Maqedonisë me gjeo-pozicionin e saj në rajon mund të jetë një nga më të goditurat dhe gjithsesi më të prekurat nga “depërtimi” eventual i rutave të reja të emigrantëve ilegalë, tha sot ministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Forumit të Salcburgut në Budapest, kushtuar migrimit ilegal, presionit migrues dhe situatës aktuale përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor.

“Jemi të ballafaquar me fenomenet e reja të sigurisë, kapacitetet e përgjithshme të sigurisë së shtetit tonë në vazhdimësi janë orientuar drejt parandalimit të kanosjeve dhe rreziqeve të cilat dalin nga mbështetësit e terrorizmit, duke u fokusuar në parandalimin e financimit të aktiviteteve terroriste, ndjekje të transaksioneve të dyshimta, pengim të larjes së parave dhe rekrutim të mundshëm të kryerësve potencial të aktiviteteve terroriste në vend dhe jashtë vendit”, tha Spasovski.

Gjithashtu me qëllim të vendosjes së kontrollit më të mirë dhe pengimit të transferit të terroristëve potencial midis emigrantëve, theksoi se nevojitet vendosje e mekanizmave të unifikuar për parandalim dhe kontroll, këmbim të informatave, menaxhim i rasteve të përbashkëta përmes ekipeve të përbashkëta dhe formim të bazës së përbashkët të të dhënave.

“Nuk guxojmë të lejojmë që humanizmi të jetë viktimë e terrorizmit. Por, njëkohësisht duhet të jemi të vetëdijshëm edhe se nuk mund të bëjmë luks me sigurinë e qytetarëve tanë dhe të shteteve tona. Nevojitet balanci efektive, funksionale e cila do t’i anulojë këto dy skajshmëri”, tha ministri Spasovski.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme