Mbahet mbledhja e Grupit Punues për përgatitjen e mbledhjes së qeverive shqiptare

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 12:58 | Nga

Gjatë ditës është zhvilluar mbledhja e dytë e Grupit Punues qeveritar, i cili është i ngarkuar për përgatitjen e agjendës të mbledhjes mes dy qeverive shqiptare.

“U njoftuam nga përfaqësuesit e ministrive përkatëse rreth marrëveshjeve të cilat janë në proces të finalizimit”, ka thënë Valdete Bajrami nga ky komision.

“Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare e cila do të mbahet më 27 nëntor do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe eliminimin e barrierave për lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave në këto dy shtete”, ka shtuar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme