Mbi 17 mijë komisionerë trajnohen për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 14:11 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka njoftuar se janë trajnuar mbi 17 mijë komisionerë për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Enis Halimi, kryeshef i sekretariatit të KQZ-së, njoftuar se komisionerët që janë trajnuar do të jenë të ka thënë se mbi 17 mijë komisioner janë trajnuar.

Ai ka sqaruar se ditëne e shtunë do të shpërndahet materiali sensitiv.

“Është funksionalizuara platforma për shkeljet zgjedhore. Ditën e shtunë do të shpërndajmë materialin sensitiv. Deri më tani ka shkuar sipas planifikimeve tona e po besoj kështu do shkoj edhe ditëve tjera”, ka thënë ai.

“Të gjitha materialet sensitive dhe jo senstitve janë testuar janë pranuar në komision dhe të gjitha këto materiale janë materiale që garantojnë cilësi dhe në kemi bërë disa testime, çdo telashe që tentohet tu atribuohet këtyre materialeve është e pa qenë”.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK tha se ditëve të fundit ka pasur shqetësime sa i përket atyre që po shfaqen në fushatë zgjedhore.

Ai ka thënë se është absurde qe dikush me u dënuar nëse në fushat i merr fëmijët e vet.

KQZ ka akredituar edhe grupin e shtatë të vëzhguesve, i cili përfshinë gjithsej 22 organizata dhe 824 vëzhgues.

Të ngjashme