Mbi 32 mijë vëzhgues në zgjedhjet komunale

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 07:58 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar, të hënën, grupin e gjashtë prej 840 vëzhguesve, për zgjedhjet komunale 2017.

Me këtë, numri i personave të cilët do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e 22 tetorit mbërrin në mbi 32.500 përderisa kanë mbetur të akreditohen edhe 150 të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

“Deri më 8 tetor janë proceduar kërkesat e 27 organizatave, me gjithsej 840 vëzhgues. Janë në procesim edhe të 150-të të tjerëve. Deri tash janë rreth 32 mijë vëzhgues”, ka njoftuar anëtarët e KQZ-së, drejtoresha e Zyrës për regjistrim të partive politike, Miradije Mavriqi.

Numri prej 32 mijë vëzhguesve, ku marrin pjesë vëzhgues të partive politike e të organizatave joqeveritare, vendore dhe ndërkombëtare, është më i lartë sesa ai i zgjedhjeve të kaluara parlamentare, ku morën pjesë rreth 30 mijë vëzhgues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme