Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, në nëntor

Tiranë | 14 Sht 2017 | 19:01 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet më 27 nëntor të këtij viti.

Me një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, ku shihet nën shoqërimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Pacolli tha se ky takim ndodh pak para festës së madhe të shqiptarëve.

“Kufij europianë midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve – sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme