Mblidhet LDK-ja, vendos për kandidatin për Prishtinën

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 13:00 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mblidhet për të diskutuar rreth përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar të Komunave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kështu thonë burime të “Gazeta Blic” brenda kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, LDK-ja sot do të vendos edhe për kandidatin për kryetar të Prishtinës në takimin i cili është planifikuar të mbahet nga ora 17:00 në selinë qendrore.

Dy nga emrat e mundshëm që kjo parti pritet t’i zgjedh për të garuar në këtë komunë janë, Ismet Beqiri deputet i Kuvendit të Kosovës i cili edhe është propozuar nga disa degë të LDK-së dhe Arban Abrashi, ish-ministër i Mirëqenies dhe Punëve Sociale, i cili ka mbështetje nga lidershipi i partisë për këtë post dhe vet kryetari i saj Isa Mustafa.

Ndryshe, LDK-ja në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar ka vendosur që kandidatët për kryetarë të komunave të zgjedh Agim Veliu-Podujevë, Lufti Haziri-Gjilan, Muharrem Sfarqa- Ferizaj, Gazmend Muhaxheri- Pejë, Sokol Haliti- Viti, Burim Berisha- Fushë Kosovë, Imri Ahmeti-Lipjan.

Në komunën e Kamenicës është kandiduar Shaip Surdulli, në Suharekë Salih Asllani, në Shtimje-Selim Shabani, Istog- Haki Rugova, Dragash- Selim Kryeziu dhe për kryetar të komunës së Novobërdës kandidat do të jetë Bajrush Imeri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme