Mbretëresha Elizabeth II uron Kosovën për 10 vjet pavarësi

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 20:16 | Nga

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh urimi Presidentit Hashim Thaçi:

“Me kënaqësinë më të madhe i dërgoj Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të ngrohta në festën e Ditës suaj Kombëtare, bashkë me dëshirat më të mira për një të ardhme të mirë dhe të lumtur për popullin e Kosovës në vitin në vijim”.

Duke uruar gjithë popullin e Kosovës në dhjetë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, tha:

“Dëshiroj të uroj Kosovën në 10 vjetorin e Pavarësisë së saj. Jam krenar që kam ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt shtetësisë, Kosova mbanë një vend të veçantë në zemrën time. Por më e rëndësishmja, shteti im është, dhe do të mbetet, një mik i përkushtuar dhe i vërtetë i Kosovës. Duke festuar Ditën e Pavarësisë, ne kujtojmë që e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të Kosovës. Presim edhe shumë vite tjera të miqësisë dhe bashkëpunimit.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme