Mbyllen dyert e vendvotimeve, ata që janë brenda lejohen të votojnë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 19:10 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dyert e të gjitha qendrave të votimit janë mbyllur në orën 19, sipas kohës së pa paraparë. Ndërkohë, qytetarët që kanë qenë brenda qendrave janë lejuar të hedhin voton e tyre.

Sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë, Gjylie Bala, ka mbyllur mbyll dyert e shkollës, pikërisht në orë 19.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Gjylie Balaj, ka thënë për Ekonomia Online se procesi zgjedhor në qendrën numër tre ka shkuar në rregull.

“Kemi pasur votues dukshëm më shumë në orët e pasdites. Nuk kemi pasur ndonjë incident të rëndë”.

Ajo ka shpjeguar se janë të obliguar që dyert e qendrës së votimit t’i mbyllin në orën 19 dhe votuesit që janë brenda obligohen t’ua mundësojnë ta kryejnë obligimin.

“Jemi të kënaqur, sepse qytetarët kanë shprehur vullnetin me votën e tyre dhe besoj të jenë të lumtur dhe të triumfoj vota e çdo qytetari”, ka thënë ajo.

Të ngjashme