Mbyllet me kohë qendra e votimit në Filologjik, raportohet për incidente të vogla

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 19:24 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendrat e vendvotimeve janë mbyllur në orën 19:00. Edhe në Fakultetin e Filologjisë qendra e votimit është mbyllur në kohë.

Drejtori i qendrës, Demë Ibërdemaj tregoi për Ekonomia Online se deri në orën 15:00 kanë votuar 20.7 për qind e qytetarëve. Ndërsa fluksi më i madh i tyre për të votuar ka qenë pas orës 15:00.

“Deri në orën 15:00 kanë votuar 20.7 për qind e qytetarëve.Gjithçka ka shkuar mirë me disa incidente të vogla. Sipas tij fluksi i qytetarëve për të votuar ka qenë pas orës 15:00”, tha Iberdemaj.

Sipas DnV-së në nivel komunash kanë votuar 31.6 për qind e qytetarëve.

Të ngjashme