McCain: Ratifikimi i Demarkacionit një hap drejt BE-së

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 15:11 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të paraqiste një hap përpara drejt BE-së.

Kështu ka thënë Senatori amerikan, John McCain, në adresimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Dëshiroj që t’ua bëjë të ditura shpresat e mija që Kosova do të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit evropian, e ndaj pikëpamjen e Thaçit që ratifikimi i demarkacionit do të paraqiste një hap përpara drejt BE-së”, ka thënë McCain.

Ai ka theksuar përkushtimin e ShBA-së në mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj.

“Nuk do të jeni të vetmuar, ne qëndrojmë të gatshëm për t’ju mbështetur. Ndoshta keni dëgjuar që në Uashington kemi mospajtime, por dua ta dini se anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë janë të përkushtuar të punojnë dhe mbështesin juve”, tha ai.

“Sot ndjehem krenar që pas pavarësisë, jam këtu dhe të shoh për progresin që ju keni arritur dhe shtetësia juaj është njohur nga shumë vende dhe ka arritur përparim prej disa qëllimeve të rëndësishme. Në veçanti dua ta falënderoj Kosovën për përpjekjet tuaja ne luftën kundër terrorizmit. Prej 2014 Policia e Kosovës ka arrestuar shumë persona duke ndaluar t’i bashkohen luftës në Siri”, ka theksuar McCain.

Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të luaj rol të rëndësishëm në mbështetjen e stabilitetit në rajon.

Ndërsa, Forcat e Armatosura ai theksoi se duhet të bëhen përmes ndryshimeve kushtetuese dhe se ky proces duhet të jetë gradual dhe gjithëpërfshirës.

Ai ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij ka sjellë përparim të rëndësishëm.

“E di se ky dialog jo gjithmonë ka ecur me ritmin që do të dëshironim ky proces ka sjell përparim të rëndësishëm”, tha ai.

“Kosova duhet të jetë shembull që t’i tregoj botës që pajtimi është i mundshëm dhe atëherë ne do të jemi me ju në çdo hap dhe gjithmonë. Kam ardhur këtu t’ju tregoj që duhet zgjedhur këtë rrugë për një të ardhme të mirë. Avancimi i dialogut është në interesin e të dyja palëve dhe është jetik për të ardhmen evropiane dhe thelbësor për stabilitetin e Evropës Juglindore”, ka thënë ai.

“E di se për shumë njerëz si në Kosovë dhe Serbi nuk është vetëm një shkrim i të kaluarës së largët, por është një kapitull në zemrën e gjithsecilit për humbjen e më të dashurve, por pajtimi mund t’i lirojë njerëzit për të arritur gjërat që kurrë nuk do të mendonin se do t’i arrinin”, ka theksuar ai.

Të ngjashme