MD: Lajmi për inicimin e shkarkimit të drejtorëve të burgjeve, i pasaktë

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 14:58 | Nga

Ministria e Drejtësisë ka demantuar lajmin e publikuar në disa portale me titull, “Ministrja Hoxha pritet t’i shkarkojë katër drejtorë të burgjeve”.

Kjo ministri sqaron se ky lajm nuk është i saktë, duke bërë të ditur se ministrja Hoxha ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës

“Sqarojmë opinionin publik se shkrimi i sotëm në disa portale, me titull: “Ekskluzive: Ministrja Hoxha pritet t’i shkarkojë katër drejtorë të burgjeve”, është i pasaktë. Ministrja e Drejtësisë, ende nuk ka pranuar asnjë raport me të gjeturat rreth rastit nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues të Kosovës, andaj, çdo konstatim rreth kësaj çështjeje është i pasaktë. Pas pranimit të Raportit të Inspektoratit, Ministrja e Drejtësisë do të ndërmarrë veprimet në pajtim me të gjeturat e raportit”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme