Media serbe: Kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 19:27 | Nga

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend nuk dhanë përgjigje definitive se kush do të formojë qeverinë e re, pasi asnjëra nga partitë/koalicionet nuk i mori votat e mjaftueshme.

Përveç mediave ndërkombëtare që po shkruaj se në Kosovë mund të ketë ngërç politike, edhe mediat fqinje, ato të Serbisë, po ‘merakosen’ për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Mediat në fjalë, aludojnë se Ramush Haradinaj nuk ka asnjë shans për të formuar qeverinë e Kosovës, pasi sipas tyre, koalicioni i tij fitoj shumicën e votave, por nuk doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit. Por surprizat janë të mundshme, shkruan B92.

Më pas aty thuhet, se nëse Ramush Haradinaj dështon të formojë qeverinë, atëherë kryeministër mund të jetë Albin Kurti i cili i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR për t’iu bashkuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk i është përgjigjur thirrjes së Kurtit për të formuar Qeverinë.

Lista Serbe, sipas B92, do të jetë vendimtare për të formuar qeverinë e re të Kosovës. “Vendimi nuk do të jetë i lehtë. A do të mbështesin Haradinajn apo Kurtin?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme