Memli Krasniqi: Nuk do të ketë mandatar të dytë (Video)

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 14:05 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk do të ketë mandatar të dytë, për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Ai për Telegrafin ka thënë se Gjykata Kushtetuese e ka caktuar, në vitin 2014, se kujt i takon e drejta për ta themeluar Qeverinë, derisa ka se çdo tentim për ta ndryshuar këtë është i padrejtë.

Krasniqi ka theksuar se ata e kanë zotimin e disa deputetëve jashtë koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), se do ta votojnë të nominuarin për kryeministër nga koalicioni fitues i zgjedhjeve.

“Nuk është korrekte të dalë i pari të them se janë këta deputetë. Në kuadrin e përfaqësuesve të partive jofituese, ka deputetë dhe deputete që kanë mendësi shtetërore dhe që do të vlerësojnë vullnetin tonë të përbashkët për ta zhbllokuar situatën”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme