Mërgimtarët u bëjnë thirrje deputetëve të bashkohen për të mirën e qytetarëve

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 11:03 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës mirëpritur mërgimtarët të cilët kanë shprehur interesim për të vizituar ndërtesën e institucionit legjislativ, në kuadër të ditës së dytë dhe të fundit të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Por, numri i mërgimtarëve që po vizitojnë Kuvendin është shumë i vogël, derisa asnjë deputet nuk ka ardhur për t’i pritur dhe për t’i shoqëruar ata gjatë vizitës, raporton Ekonomia Online.

Të gjithë mërgimtarët që ishin sot për vizitë në Kuvend u kërkuan deputetët që të bashkohen, e të mos përçahen.

Halil Muja, nga Mitrovica, ish-minator i minierës së Stantërgut, i cili jeton dhe punon në Gjermani, tha se deputetët nuk duhet të hedhin gaz lotsjellës e të shahen mes vete.

“Deri sot nuk jam kanë në parlament, koka fantazi këtu. Jam i kënaqur që është bëre mirë. Puna e Kuvendit, këta janë të shkollar e dinë vet ma mirë. Me dashtë këta e bëjnë mire, e nëse s’dojnë tjetër është. Porosia është të bashkohen deputetët, jo mu nda, jo me gaz lotsjellës e me u sha, duhet me punuar për hir të popullit”.

Genc Kyqyku, i cili jeton në Danimarkë, u shpreh i zhgënjyer që nuk takoi asnjë deputetë, por ka kërkuar nga ta të punojmë më shumë.

“Kam ardhur me pa, por fatkeqësisht nuk qëllim asnjë deputet. Këto praktika bëhen edhe ne Danimarkë, populli e din se si funksionin sistemi. Objekti shumë i mirë, por deputetet me qenë më të bashkuar dhe një zëri për disa çështje më kyçe të vendit”.

Nuredin Xhemajlaj nga Obria që jeton për 38 vjet në Australi, tha se ka pasur dëshirë që gjatë vizitës në Kuvend të bisedojë me deputetët, por ata gjenden në pushim.

Xhemajlaj u bëri thirrje deputetëve që ti lënë anash inatet partiake dhe të punojnë bashkë për të mirën e qytetarëve, raporton EO.

“Deri tash po me duket bukur Kuvendi, deputetet po mungojnë kisha pas dëshirë me biseduar, por qenkan në pushim. Kam porosi që të punojnë dhe t’i lënë anash inatet partiake”.

Të ngjashme