“Merkel po na mbron nga presidenti Thaçi”

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 12:30 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Beqiri tha se Kosova, copëtimi i saj po mbrohet nga Angela Merkel dhe të gjithë ne po mbrohemi nga rreziku që po vjen nga presidenti i Kosovës.

”Kosova jonë po mbrohet nga copëtimi, shkëmbimi “Korigjimi” i kufirit, nga zonja e hekurt Kancelarja Merkel, burrështetas e analistë, opozita e Kosovës, Kushtetuta jonë, po mbrohemi nga rreziku që vjen nga Presidenti i vendit tonë.

Beqiri ka thënë se vetëm miqtë tanë, fuqitë e mëdha mund ta ndalin Vucic’in.

Edhe sot kur në Kosovë po qëndron ai i cili veq të mirën nuk na e don.

”Dëgjuam çka tha te Liqeni i Ujmanit, ai dhe vendi i tij vetëm fuqive të mëdha, miqëve tanë ua kanë frikën pëndryshe ata që ishin dje, janë sot e do të ishin edhe nesër.”

Ai shtoi se Thaçi po vazhdon të ëndërrojë me sy hapur në lidhje me Luginën e Preshevës dhe se kjo që po ndodh është shumë e rrezikshme për vendin

”E z.Thaqi vazhdon të ëndërroj syhapur për dhuratat e Babadimrit në fund të verës, para dimrit. Vetëm po presim dhuratën finale, Luginën e Preshevës pastaj Serbia do ta njoh shtetin tonë. E zbuluam “Arsyen Kryesore”, pse deri tani nuk na kanë njohur….absurditeti nuk paska fund.

Vërtet e dhimbshme, e rrezikshme kjo çka po ndodh, ka shtuar Beqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme