Mes demarkacionit dhe liberalizimit të vizave

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 09:39 | Nga

Institucionet e Kosovës rrezikojnë ta shtyjnë gjithë procesin e liberalizimit të vizave për shkak të mungesës së veprimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë pas vendimit që të shtyhet votimi për vizat në Parlamentin Evropian, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk është vënë në veprim për ta finalizuar Marrëveshjen për demarkacion, ashtu siç ka kërkuar raportuesja për viza për Kosovën, Tanja Fajon.

Ndërkaq opozita e ka bërë fajtore Qeverinë për shtyrjen e votimit në Parlamentin Evropian, derisa ka paralajmëruar se nuk lëkundet nga pozicionet e mëhershme.

Kryeministri Isa Mustafa vetëm deklarativisht ka shprehur synimin që Kosova ta ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme