Meta: Kosova e Shqipëria t’i përmbushin kriteret për integrim në BE

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 10:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë është takuar me presidentin shqiptar Ilir Meta.

Haradinaj tha se me Metën ka zhvilluar është një bisedë vëllazërore, por që janë trajtuar që janë në interes për Kosovën dhe Shqipërinë.

Haradinaj ka folur edhe për situatën e sigurisë në vend pas vrasjes së Oliver Ivanonviqit. Sipas tij,  rasti i vrasjes së politikanit serb është duke u marrë me seriozitet nga institucionet përgjegjëse.

“Të gjithë mekanizmat e rendit dhe sigurisë konfirmojnë që situata e sigurisë në vend është stabile dhe e qetë”.

Ndërsa Meta u shpreh i kënaqur që ka takuar kreun e ekzekutivit, duke shprehur admirimin më të veçantë për presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

Meta tha se Haradinaj kanë diskutuar lidhur me perspektivën në të cilën Kosova është e angazhuar në integrimet euroatlantike.

Por sipas tij, Kosova, por edhe Shqipëria duhet të përmbushin kriteret për anëtarësim në BE.

“Unë besoj që ne do të duhet të bëjmë çdo gjë edhe si Shqipëria edhe si Kosovë për të përmbushur kriteret tona për integrime evropiane. Është mirë të merren në konsideratë të gjitha raportet për këtë rajon”.

Kur u pyet nga gazetarët lidhur me zgjidhjen që duhet të bëjë Kosova për demarkacionin dhe shfuqizimin e Speciales, Meta ishte i shkurtë në përgjigje duke thënë se kjo është çështje e brendshme e Kosovës.

 

Të ngjashme