Mikullovci dërgon zyrtarisht ftesën për takimin konsultativ

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 15:32 | Nga

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, tashmë edhe zyrtarisht ka dërguar ftesën për takimin konsultativ mes përfaqësuesve të partive politike.

Ky takim mbahet me kërkesë të koalicionit PAN.

Takimi konsultativ do të mbahet ditën e mërkure në ora 10:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës

Ndryshe, subjekti i vetëm qe nuk do të marr pjesë në këtë takim pritet të jetë Lëvizja Vetëvendosje.

E, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka bërë me dije se kjo do të jetë hera e fundit qe do të thërras një takim të formatit të tillë.

Në anën tjetër, PAN është zotuar se në këtë mbledhje do të jap një datë kur duhet të mbahet seanca konstituive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme