Mikullovci: Nëse PAN-i nuk vjen nesër, nuk thërras më seanca

Prishtinë | 23 Gus 2017 | 14:34 | Nga

Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci ka komentuar paralajmërimet e PAN-it se as nesër mund të mos marrin pjesë në seancë.

Ai ka thënë për Periskopin se seanca do të mbahet edhe pa PAN-in dhe se “tashmë janë mësuar me mungesën e PAN-it në seancë”.

“Çka të them, ne jemi mësuar tashmë me këto veprime të PAN-it. Seanca nesër do të zhvillohet edhe pa PAN-in. Unë do të kryesoj seancën si të gjitha herët tjera dhe nuk di çfarë them për mungesën e tyre, në rast se e bejnë këtë. Duket se më askush nuk di çfarë të thotë për këtë”, ka thënë Mikullovci për Periskopin.

Ndryshe, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka paralajmëruar se PAN mund të mos jenë present as në seancën e nesërme, të cilën e kanë thirrur vetë.

“E para po më vjen keq për kohën edhe shtyrjet që kanë ndodhur deri më tani. Jemi ende në përpjekje që nesër të kemi seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të ketë shtyrje”, ka deklaruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme