Mimoza Ahmetaj, ministre e Integrimit Evropian

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 14:01 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës ka emëruar Mimoza Ahmetaj në pozitën e Ministres së Integrimit Evropian.

Ahmetaj ka qenë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Slloveni.

Më parë, Ahmetaj ishte Këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mimoza Ahmetaj është e lindur në Prishtinë, më 1 tetor 1971.

Me profesion është doktoreshë, ndërsa është e martuar me Z. Ferid Koçani dhe kanë tre fëmijë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme