Ministri gjerman: Problemet me Serbinë mund t’i zgjidhni vetëm me dialog

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 10:52 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel, pas takimit me kryeministrit Isa Mustafa, ndër të tjera ka folur edhe për bllokimin e interkoneksionit nga ana e Serbisë, duke thënë se pikërisht për këto çështje është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut, duke bërë thirrje që ky proces të vazhdojë edhe në të ardhmen, ngase sipas tij nuk ka zgjidhje tjetër, raporton Ekonomia Online.

“Unë e them për një arsye se në BE mund të jeni vetëm nëse i besoni njëri- tjetrit sepse kjo është baza e Bashkimit Evropian. Ne jemi të vetëdijshëm që në shtetin e juaj ka pasur dhunë dhe e dimë që besimi është i vështire dhe këtë aspak nuk e nënvlerësojmë. Ne si BE është e udhës që të ndihmojmë dhe përkrahim që të fitoni besim tek njëri-tjetri”, ka thënë Gabriel.

Të ngjashme